“Kujdes, mos ma ngacmo gruan”, Dj Dagz i nervozuar me banorin e Big Brother
Pak ditë më parë, një debat i ashpër u zhvillua mes Donaldit dhe Einxhel pasi kjo e fundit tha se aktori ka marrë famë nga ish e dashura e saj. Debati degradoi më tej pasi Einxhel akuzoi Donaldin se e ka hequr padrejtësisht nga puna dhe se nuk e ka paguar. Aktori i humorit u arsyetua me faktin se nuk ka qenë korrekte në punë.
Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga përplasjet e ashpra mes tyre, duket se gjërat janë sheshuar dhe kanë nisur të flasin sërish bashkë.
Dj Dagz, i cili darkoi mbrëmë me finalistët dhe me disa ish banorë të tjerë, ka shprehur pakënaqësinë ndaj Donaldit. Ai i ka kërkuar që të bëjë kujdes dhe të mos e ngacmojë Einxhel.
Këtë gjë e ka shprehur gjatë një bisede që ka zhvilluar me Einxhel, ku Dagz i thotë se “Kam qenë nervoz me pjesën e Donaldit. I thashë kujdes vëlla mos ma ngacmo gruan se nuk më pëlqeu”.