Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP, Arbana Osmani zbulon surprizën

Çfarë do ndodhë pas përfundimit të Big Brother VIP, Arbana Osmani zbulon surprizën

Prej disa muajsh Arbana Osmani i është përkushtuar formatit “Big Brother”, të cilit iu rikthye pas disa vitesh mungesë.

Arbana është shprehur shumë e lumtur për shikueshmërinë e lartë që ka patur ky format duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga prapaskena.

“Jam shumë e lumtur, krenare dhe pafund mirënjohëse. Kam shijuar çdo pjesë. Jam me fat që bëj punën që dua me njerëzit që dua”, shkruan Arbana.Po çfarë presim pas Big Brother? – “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë”, përgjigjet moderatorja.

Shpërndaje në: