Ademi kërkoi kredi prej 4 milionë për FFK në FIFA, flitet për tentim manipulimi i zgjedhjeve për të siguruar edhe një mandat

Ademi kërkoi kredi prej 4 milionë për FFK në FIFA, flitet për tentim manipulimi i zgjedhjeve për të siguruar edhe një mandat

Sipas raporteve kryetari i FFK’së tashmë ka nisur një fushatë të zgjedhore pa u shpallur ende zgjedhjet në federatë, në të njëjtën kohë kur ka raporte poashtu se ka aplikuar për kredi në FIFA me vlerë prej 4 milionë euro.

Sipas raportit të portalit Veriu.info që ka mësuar nga burimet e tyre brenda federatës se Agim Ademi ka aplikuar për kredi në vlerë 4 milionë euro në FIFA.

Në raportin e Veriu.info pretendohet, ku i është bashkëngjitur edhe dokumenti me nënshkrimet e delegatëve pa i konsultuar klubet e tyre, këtë kredi kryetarit të FFK’së Agim Ademi. Theksohet aty se si një OJQ nuk i lejohet FFK’së të aplikojë për kredi të tilla. Po ashtu edhe në Ligjin për OJQ nuk parashihet se organizatat mund të hyjnë kredi, ngaqë ato nuk janë organizata profitabile.

Përkundër kësaj Agim Ademi muaj më parë u ka dërguar mesazh anëtarëve të KE së FFK-së dhe ka kërkuar aprovimin për të aplikuar për kredi.

Këta anëtarë pa pyetur fare klubet ia kanë miratuar kërkesën kryetarit të FFK-së për kredi 4 milionëshe në FIFA ndonëse një gjë e tillë nuk është miratuar në buxhetin e FFK nga Kuvendi i kësaj organizate, raportoi portali Veriu.

Shpërndaje në: