Ç’mund të bëni nëse e ndjeni që do të jeni të trishtuar këtë 14 shkurt

Ç’mund të bëni nëse e ndjeni që do të jeni të trishtuar këtë 14 shkurt

1.Nxirr veten në një takim
S’është opsion dëshpërues, përkundrazi. Mund të nxirrni anën më të mirë të vetes dhe e sigurtë është që do të keni më vetëbesim nga ç’kishit para këtij takimi solo.

2. Shpërndaj dashuri
Në vend që të ankohesh pse s’ke të dashur, gjej dikë tjetër që e do shumë dhe kalo kohë me të. 14 shkurti s’është festë e një lloji të vetëm dashurie, prandaj merr shoqen e ngushtë, motrën, mamin dhe bëni bashkë gjëra që ju përcjellin pozitivitet.

3. Lëviz
Nëse të duket e pamundur të mos jesh i mërzitur atë ditë, ndryshoje vetë energjinë përreth. Lëviz sa më shumë. Mund të shkosh kudo, me kushtin e vetëm që të mos qëndrosh në shtëpi duke analizuar gjëra. Një xhiro e gjatë nga Liqeni s’do të ishte fare keq.

4. Vëri një emër asaj që po ndjen
Eshtë ok të ndiheni keq për disa çaste, por nëse doni ta kaloni, vërini një emër asaj që ndjeni. Kur i identifikojmë ndjesitë tona jemi më në paqe për t’i kaluar ato. Duke pranuar dhimbjet dhe lëndimet, i kujtojmë vetes që s’jemi vetëm.

5. Krijo tradita të reja
Meqë 14 shkurti këtë vit do të të gjejë vetë, bëj diçka që s’e ke bërë më herët. Një plan me shokët që të të kujtojë sërish sa e bukur është miqësia.

6. Merr një letër dhe listo anët pozitive
Listo çfarë ke mësuar nga eksperiencat e kaluara dhe për çfarë ja kanë vlejtur vendimet që ke marrë deri tani. Shfrytëzoje jetën single çdo moment dhe merri gjithçka që mund të të ofrojë ajo.

7. Atë ditë shmang rrjetet sociale
Gjëja e fundit që të duhet  është të shohësh çifte të lumtura në rrjete sociale që shprehin dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Do të ndiheni të vetmuar dhe fare pa humor, prandaj harrojeni të paktën për 1 ditë Instagramin dhe kujtoni se sa të bukura janë gjërat kur vijnë në mënyrë natyrale.

8. Po sikur ta harroni fare që është 14 shkurti?
Dashuria ndodh çdo ditë kështu që mund ta injoroni komplet si festë. Eshtë thjesht një e hënë e gjatë shkurti.

Burimi: Bustl

Shpërndaje në: