Çfarë kuptimi kanë shkurtesat AFV, REX, PHEV, BEV, të cilat po i shohim te veturat e reja

Çfarë kuptimi kanë shkurtesat AFV, REX, PHEV, BEV, të cilat po i shohim te veturat e reja

Kohët e reja sjellin zbulime të reja, e bashkë me to duket se vijnë edhe shkurtesat që i shohim në veturat e sotme, apo edhe procedurat për matjen e konsumit të karburantit.

 

Ja disa nga shkurtesat që mund t\i hasim shgoesh sot:

 

AFV  – Automjet me karburant alternativ – automjet që nuk funksionon me motor me benzinë ​​ose naftë.

BEV – Automjet elektrike me bateri.

EV – Automjet elektri – të gjitha automjetet elektrike (përfshirë automjetet me qelizat me hidrogjen)

HEV – Automjet Elektrik Hibrid – një automjet hibrid, ose një kombinim i motorit elektrik dhe të benzinës/dizellit.

ICE – Motor me djegie të brendshme – veturë me motor me djegie të brendshme.

MHEV – Mild Hybrid Electric Vehicle – mjet me motor me djegie të brendshme dhe me sistem hibrid të butë, gjegjësisht me gjenerator elektrik. Këto automjete, ndryshe nga HEV, nuk mund të lëvizin vetëm me energji elektrike në çdo kohë.

NEDC –  Cikli i ri i drejtimit evropian – një test ky për përcaktimin e emetimit dhe konsumit të karburantit.

PEV Pug In – Automjete elektrike BEV dhe PHEV së bashku

PHEV Plug-in Hybrid Electric Vehicle – automjet hibrid, në të cilin bateria mund të ngarkohet me një prizë të jashtme. Këto automjete përgjithësisht mund të bëjnë një distancë prej rreth 50 km vetëm me energji elektrike.

REX – Range Extender – kur mbaron bateria në një veturë elektrikem disa automjete, si BMW i3 i gjeneratës së vjetër, kanë edhe një motor të vogël me benzin,  i cili e ndez motorin elektrik.

WLPT – Worldwide Harmonised Light Vehicle Test Procedure  –  paraqet procedurën e testimit të automjeteve të lehta, të harmonizuara në mbarë botën. Eshtë ky një sistem i ri i matjes së karburantit dhe emetimeve që ndryshon nga NEDC.

Shpërndaje në: