Audi A1 dhe Q2 shkojnë në histori
Nuk është i njëjti fitim nga çokollata që kushton 70 cent dhe nga ajo që kushton 1.5 euro. Pra, edhe ajo që po bën Audi bazohet në logjikën e shëndoshë ekonomike, që domethënë se nganjëherë më pak vetura të shitura paraqesin fitim më të madh.
Për shumëkend edhe vetura e vogël Audi A1, e cila në versionin fillestar kushton pak mbi 26,500 euro, apo edhe ajo Q2, duken të paarritshme financiarisht. Mirëpo, Audi ka fitime shumë më të mëdha nga modelet Q5, A6, Q8 ose e-Tron, prandaj derisa prodhon modele më të lira, prodhuesit gjerman i duhet të rezervojë kapacitete të konsiderueshme të shitjeve (të tij apo të Volkswagenit) edhe për ta. Përveç kësaj, shkaku i rregulloreve për emetim gazrash edhe prodhimi i modeleve A1 dhe Q2 do të kushtojë gjithnjë e më shumë, e fitimi vetëm sa do të ulej.
Rrjedhimisht, hapi më logjik ishte braktisja e këtyre modeleve, sikurse edhe njoftoi CEO i Audisë, Markus Duesmann, në një intervistë për Handelsblatt.
“Së shpejti do t’i themi lamtumirë modeleve A1 dhe Q2, dhe përparësi do t’iu jepet modeleve më fitimprurëse, e ndër to do të jetë një sedan elektrik luksoz…”