E dini ç’tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

E dini ç’tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

Flokë natyralë

Ato gra që i japin vetëm një tharje të shpejtë flokëve pas dushit, janë spirituale. Në kontakt të vazhdueshëm me brendinë e tyre. Janë emotive, romantike dhe shumë krijuese. Ndjekin rrjedhën me lehtësi, por ka gjithnjë diçka të ato që i dallon nga të tjerat dhe të nxisin t’i njohësh më shumë.

Flokë të shkurtra

Jeni natyrë ekspresive, moskokëçarëse dhe nuk iu pëlqejnë ‘lustrat’ e tepërta. Në ditën tuaj më të mirë mund të vendosni një penel të lehtë dhe një buzëkuq elektrizues që do t’ju ndriçojë gjithë fytyrën. Reflektoni forcë dhe vendosmëri. Gjërat i bëni shpejt dhe sipas mënyrës tuaj, pak a shumë si modeli i flokëve tuaja.

Onde artificiale
Nëse bëni pjesë në këtë kategori, jeni gjithnjë në kërkim të argëtimit. Ju mendoni se duke ndryshuar modelin e flokëve, do të tërhiqni gjëra më interesante drejt vetes. Jeni vanitozë, flirtues dhe arrini synimet tuaja pa shumë përpjekje. Jeni të komunikueshëm dhe njerëzit e kërkojnë shoqërinë tuaj.

Flokë me baluke
Jo më kot francezet identifikohen me këtë model flokësh. Të gjata, të holla, argëtuese, super-seksi dhe të shkëlqyera në shtrat! Janë shumë inteligjente dhe kanë një mënyrë gati-gati djallëzore të të zgjidhurit të problemeve. Mund të jetë shoqja jote më e mirë, ose armike e betuar.

Flokë të mbledhura topuz
Mund t’ia shihni një femre në karrierë. Tregon një natyrë luftarake dhe të vendosur. E di çfarë do dhe do ta marrë pavarësisht gjithçkaje. I vendos vetes korniza që shumë rrallë mund t’i kalojë. Mund të jetë një bashkëshorte e devotshme ose një dashnore e shkëlqyer, nuk ka rrugë të mesme!

Flokë ‘bisht kali’
Jeni përtace kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes. Vendosni veten në plan të fundit dhe ju duket humbje kohe të kaloni disa minuta më shumë përpara pasqyrës në mëngjes për t’u kudjesur për flokët. Jeni gjithnjë për zgjidhje praktike. I bëni gjërat shpejt dhe pa u menduar gjatë. Punoni mjaft mirë nën presion dhe dini të jeni shumë argëtuese kur nuk keni asgjë që t’ju shqetësojë.

Flokët e stiluar
Nëse modeli juaj i flokëve është ‘i rëndë’ dhe impenjativ, me shumë mundësi jeni kritike të mëdha ndaj vetes ose shumë dramatike. Nëse ju duhet shumë kohë për t’u bërë gati në mëngjes, kjo mund të nënkuptojë dy gjëra: jeni gjithnjë në ankth dhe shqetësoheni shumë për detaje ose jeni shumë dramatike dhe vdisni për vëmendje, prandaj kërkoni të bini në sy me modelin tuaj të flokëve.

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: