Zouma mund të dënohet me burg pasi dhunoi macën e tij
Kurt Zouma mund të dënohet me burgim deri në 4 vjet për shkelmimin e macës së tij.
Një video ku shihet mbrojtësi 27 vjeqar i West Ham-it dhe Kombëtares franceze ka bërë që një grup i mbrojtes së drejtave të kafshëve në Francë të nisin një proces gjyqësor ndaj futbollistit francez.
Një zëdhënës i grupit tha se “ne dënojmë ashpër këtë akt të tmerrshëm, kemi kërkuar që lojtari të suspendohet nga ekipi kombëtar dhe kemi bërë denoncim ndaj tij”.
Ligjet e reja për mbrojtjen e kafshëve në Francë kanë hyrë në fuqi në vitin 2021, që nënkupton e ‘keqtrajtimi i kafshëve’ dënohet deri në 4 vjet burg dhe dënim me të holla deri në 50.000 euro.
Kurse të martën Zouma bëri një kërkim falje duke thënë se “jam penduar thellësisht” dhe theksoi se videoja është “një incident i brendshëm”.
Reagime ka pasur edhe nga politikanët e lartë francezë që dënuan sjelljen e futbollistit, duke thënë se ai duhet të largohet nga kombëtarja franceze, shkruan Independet, përcjell Periskopi.
VIDEO KETU: https://www.thesun.co.uk/sport/17576996/kurt-zouma-cat-kick-slap-video/