A e dini se Gjermania njëherë e kishte kufizuar shpejtësinë në të gjitha autostradat në 100 km/h?
Në disa autostrada gjermane sot vozitni pa asnjë kufizim, dhe në disa kufizimet janë të caktuara. Për vetura dhe motoçikleta që udhëtojnë nëpër autostradat pa kufizime ekziston vetë një kufizim këshillues i shpejtësisë prej 130 km/h. Nuk është e paligjshme të vozitësh më shpejtë, por në rast ndeshjeje përgjegjësia e shoferit mund të rritet varësishta nga shpejtësia – pra, edhe atëherë kur shoferi nuk është fajtor.
Por si lëvizën kufizimet e shpejtësisë në Gjermani?
Në vitin 1934 qeveria naziste kishte miratuar Aktin e Trafikut Rrugor, dhe kishte kufizuar shpejtësinë në 60 km/h në zonat urbane, por pa pasur kufizim në rrugët rurale apo autostrada.
Më vonë, në vitin 1939, për shkak të mungesës së karburantit qeveria uli kufizimin në 40 km/h në qytet dhe 80 km/h në të gjitha rrugët tjera.
Në vitin 1952, Qeveria e Gjermanisë Perëndimore i hoqi të gjitha kufizimet federale të shpejtësisë.
Në dhjetor 1973, kriza e naftës bëri që Qeveria e Gjermanisë Perëndimore të kufizonte shpejtësinë në autostradë në 100 km/h. Ndaj këtij kufizimi u reagua menjëherë, kështu që u shfuqizua në muajin mars të vitit 1974.
Një kufizim këshillues i shpejtësisë u miratua në 1978, dhe ai vlen ende – 130 km/h.
Cka mendoni, noshta edhe qeveria jonë mund të kufizoj shpejtësinë në autostrada për të kursyer karburant?