A thua ku ndodhet sot roadsteri i Tesllas që u lancua para katër vjetëve?
Musk i bashkoi të dy pasionet e veta para katër vjetëve, kur brenda raketës Flacon Heavy nisi në hapësirë një veturë elektrike Tesla Roadster, bashkë me një vozitës kukull, që e quajti Starman, bazuar në një këngë të David Bowie. Gjithçka shkoi mirë dhe me shumë publicitet, ndërkohë që u publikuan edhe fotot e veturës nga hapësira. Në audio sistemin e veturës dëgjohej kënga e Bowiet Space Oddity, dhe gjithçka ishte përplot simbolikë, përderisa vet Musk përfitoi nga promovimi kaloi shkëlqyeshëm.
Por tani shumëkush pyetet se ku mund të jetë tani Roadsteri i Teslas?
Sipas portalit Whereisroadster.com, vetura e vogël sportive dhe udhëtari brenda saj po udhëtojnë rreth Diellit, dhe aktualisht po lëvizin drejt Marsit, me një shpejtësi mes 25,000-30,000 km/h. Roadsteri ndodhet më shumë se 375 milionë kilometra larg Tokës.
Por, çfarë ka mbetur nga Roadsteri?
Kamerat janë fikur shumë kohë më heret, njësoj sikurse edhe muzika. Të gjitha materialet, si lëkura, gomat ose ngjyra, janë dekompozuar nga rrezatimi ekstrem.
Kozmosi është ambient i egër.
Shkencëtarët mendojnë se veturës mund t’i ketë mbetur vetëm karroseria e aluminit. Disa madje vlerësojnë se vetura edhe do të bije në Tokë, por pas disa milionë vjetësh…