Pse sulmet në Stamboll ngjajnë si në vendin tonë?
“Si të ishte në vendin tonë”, kështu e përshkruan shumica e miqve dhe kolegëve të mi sulmin në aeroportin kryesor të Stambollit. E njëjta ndjenjë. Unë hyj e dal në Turqi përmes aeroportit Ataturk International disa herë në muaj për punë. I njoh hyrjet dhe daljet e aeroportit, barrierat e sigurisë dhe dyqanet, si shpinën e dorës sime. Kështu që kur pashë videon pas shpërthimit, ishte sikur ai kishte ndodhur në rrugën ku jetoj. Por jam përpjekur të kuptoj pse ky sulm më duket kaq personal. Pse duket që ka prekur një pikë të dobët te unë dhe shumë të tjerë. Tek e fundit, bombat që vranë 15 persona në zonën turistike Sulltanahmet dhe Istiklal, në fillim të këtij viti, fizikisht janë shumë afër me vendin tim. Të dyja shkaktuan frikë, por u venit shpejt. Reagimi ndaj këtij sulmi është më i dukshëm. Për mua, kjo vjen për shkak se maskrat e tjera janë dukur oportunise. Një terrorist i vetmuar që bën një goditje. Kjo s’do të thotë të zhvlerësojmë humbjen e jetëve që u shuan në Sulltanahmet dhe Istiklal, por pas secilit sulm, bisedat me kolegët vërtiteshin rreth pyetjes pse autori i bombës e vendosi atë aty dhe pse në atë kohë. I kishte zënë paniku? A synonte ky shpërthim të ishte më shumë një kërcënim sesa mundësi për të vrarë? Sepse numri i viktimave ishte i ulët krahasuar me shpërthimin. Nëse autorët e bombave do kishin dashur të shkaktonin masakrën që bënë në Ankara tetorin e kaluar, mund ta kishin bërë fare lehtë.
Megjithëse shpërthimet ndodhën në zona të frekuentuara nga turistët, sërish dukeshin më shumë si paralajmërime për qeverinë turke, sesa dëshirë për vrasje në masë. Sulmi i fundit ishte ndryshe. Ai vuri në shenjë aeroportin kryesor dhe ishte i kordinuar mirë. Dëshmitarët kanë treguar për tre persona që në fillim hapën zjarr, pastaj hodhën veten në erë. Befas ky nuk duket si rebelim kundër shtypjes; ngjan shumë me atë që ndodhi në Bruksel dhe Paris. Turqia është në shenjestër të grupeve të ndryshme. Fajkojtë e Lirisë së Kurdistanit, të njohur më mirë si TAK, kanë pranuar që kanë qenë pas disa sulmeve, ndërsa të tjerë i janë faturuar me të drejtë ISISit. Por disa sulme të tjera nuk i ka marrë prësipër askush. Politika është shumë e vështirë dhe delikate në këtë vend, gishti mund të drejtohet në disa drejtime. Me rëndësi është koha e këtij shpërthimi. Ai u bë pak orë pasi Presidenti i Turqisë kishte bërë një lëvizje të llogaritur mirë për të filluar procesin e zbutjes së acarimit me Rusinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Marrëdhëniet me të dy këto vende kanë qenë të vështira kohët e fundit, por dega e ullirit për Putinin të hënën ishte domethënse. Një numër industrish në Turqi janë rënduar nga prishja diplomatike që pasoi rrëzimin e avionit rus vitin e kaluar, dhe vrasja e pilotëve. Rusët zakonisht përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në Turqi, të joshur nga paketa pushimesh të lira. Ata kanë munguar këtë vit në plazhe si Bodrum dhe Antalya. Pa rusët, prenotimet në disa vende kanë rënë me 90 për qind, duke goditur kështu zona të një industrie që ofron rreth 30 për qind të vendeve të punës këtu. Pikësisht kur dukej sikur gjendja do të normalizohej në një farë mënyre, atëherë ndodhi sulmi në aeroport. Në Turqi mund të hysh në qendër tregtare pas skanimit tipik të aeroporteve. Në aeroportet aktuale siguria është më e fortë. Ka barriera para terminalit, çantat skanohen në hyrje dhe rrotull shumë njerëz të sigurisë. Kështu që të kesh objektiv një aeroport si ky kërkon kohë dhe përgatitje. Ky është shkaku pse shpërthimi më ngjan më shumë me vendin tonë. Parandjej se më shumë sulme të planifikuara do të ketë në të ardhmen, dhe nëse autorët e tyre e bënë këtë të dukej kaq i thjeshtë, çfarë do të shfaqin në të ardhmen? Si arritën të futnin armë zjarri në aeroport? Ndërsa numri i viktimave rritet, ndihem me fat që gjithë miqtë dhe kolegët e mi janë larguar pa u lënduar, sidomos ata që i kishin kaluar pranë, që ishin larguar veç pak minuta më herët shpërthimit. Por duket sikur është vetëm çështje kohe kur fati të mbrojë dhe një nga ato fytyrat që kanë mbuluar gazetat e mëngjesit, mund të jetë një fytyrë që e njoh mirë
THE SPECTATOR/ MAPO