VW Taigo del në shitje në rajon, së shpejti do të duhej të vjen edhe në Kosovë
Gjysmë viti pas premierës së tij, Taigo ka arritur në tregun ballkanik.
Në Volkswagen se sa duket mendojnë se produkti i tretë i ndërtuar mbi platformën MQB A0 në ka kuptim të jetë në treg.
Mbani në mend se ky model 4,26 m i gjatë është tri centimetra më i gjatë se T-Roc, për shkak të siluetës së tij coupe. Me një pamje të dallueshme nga jashtë dhe brenda, dhe me ofertën e pritur të pajisjeve, në tregun e vendeve fqinje, si në Kroaci psh, modeli Taigo aktualisht po ofrohet në disa versione motorash me benzin.
Lëvizja e veturës bëhet me rrota të përparme, ndërsa oferta fillon me motorin me benzin 1.0 TSI, me 95 KF, vazhdon me versionin me 110 KF, dhe përfundon me atë 1.5 TSI, me 150 KF dhe me ndërrues DSG. Në të dispozicion janë pakot e pajisjeve Life, Style dhe R-Line, përderisa në listen e opsioneve me tjerash përfshihet edhe sistemi i fuqishëm audio, tavani i madh panoramik, etj.
Në Kroaci çmimi fillestar për 1.0 TSI Life është 20,200 euro, ndërsa modeli Style me 110 KF fillon nga 23,100 euro. Versioni më i mirëi modelit 1.5 TSI R-Line fillon nga 30,800 euro.
Nga kjo i bije që Taigo do të kushtojë pak më shtrenjtë se T-Cross dhe pak më lirë se T-Roc.