Si ta kuptoni nëse jeni lidhur me dikë që ka sindromën e ‘Piter Pan’?

Si ta kuptoni nëse jeni lidhur me dikë që ka sindromën e ‘Piter Pan’?

Të gjithë e kanë takuar, mbase edhe kanë dalë me një burrë që është akoma fëmijë në zemër. Ai ende i do video-lojërat ose dëshiron të dalë në çdo orë të natës. Ai është xhaxhai i preferuar i çdo fëmije, sepse ai është ashtu si ata.

Dhe një gjë tjetër: I ka punët shumë keq me përgjegjësitë. Ai nuk është kurrë i besueshëm. Ai nuk mund të qëndrojë i përkushtuar në një marrëdhënie, në një punë dhe në asgjë, sepse thjesht nuk është mjaft i pjekur për ta bërë këtë.

Kur jemi fëmijë, gjithçka që duam është të jemi më të rritur…

Nëse e njihni përshkrimin e mësipërm, mund të jeni duke u marrë me dikë që vuan nga sindroma “Peter Pan”.

“Si shoqëri, ne jemi të varur nga rinia; kremra kundër rrudhave, botox, bojë për flokët … dëshira për të qenë përsëri e re nuk njeh kufij, “- tha Destin Pfaff, bashkë-CEO i “Love And Matchmaking”.

Atëherë, çfarë ndodh kur kjo dëshirë ndikon në atë se kush jemi si person dhe e bën më të vështirë për ne të funksionojmë si të rritur? Çfarë ndodh kur ne jo vetëm që duam të dukemi të rinj, por edhe të veprojmë si të rinjtë?

Epo, kjo njihet si sindroma ‘Peter Pan’, e cila prek burrat me shumicë, por mund të ndodhë edhe tek gratë.

“Ne ndalojmë plakjen e brendshme në nivelin e adoleshencës ose kolegjit dhe thjesht duam të argëtohemi përgjithmonë.”- tha Destin Pfaff.

“Në mënyrë tipike, sindroma e “Peter Pan” është personaliteti i një njeriu, i cili është i fiksuar me dëshirën e papjekur për të përjetuar vetëm aventurat e një jete, pa pasur nevojë të marrë përgjegjësinë për veprimet ose për të ardhmen e tij,”- tha Coltrane Lord, ekspertja e “Intimitetit dhe marrëdhënies” dhe autorja e “Love Avatar” dhe e projektit “The Kinky Vanilla Love”.

Në thelb, njerëzit e prekur nga kjo sindromë nuk janë rritur.

“Ju mund të kuptoni nëse partneri ka sindromën “Peter Pan” nëse është duke menduar vetëm për veten dhe nevojat e tij; nuk do ose nuk di se si të zhvillojë një bisedë të thellë; ose e ka të vështirë të jetë intim,”- tha Lord.

“Të gjithë e mbajmë mend djalin që nuk u rrit kurrë,”- tha Federoff. “Ka shumë burra atje që janë akoma fëmijë”.

Si mund ta kuptoni nëse jeni në një lidhje me një Peter Pan?

Një shenjë e sigurt është në vendin e punës. “Nëse personi me të cilin po shoqëroheni vazhdimisht largohet nga puna (ose pa punë), ka motivim zero për të shkëlqyer në jetë ose për të pasur një karrierë, dhe do të preferonte të vepronte si një adoleshent,”- tha Federoff.

Një tjetër flamur i kuq është thjesht mungesa e pjekurisë.

“Ata mund të jenë të pamatur me paratë, e kanë të vështirë për të pranuar diçka në një marrëdhënie. Ngjashëm me një fëmijë, ata nuk do të duan të kenë biseda të rëndësishme ose serioze në marrëdhënie. Mos u mashtroni, ju tashmë i dini shenjat, pranojini dhe shpëtoni veten nga këta fëmijë të këqij, burra të vegjël.”- tha Rachel Federoff.

Mos u jepni mundësinë të qëndrojnë të papjekur.

Sigurisht, askush nuk është i detyruar të qëndrojë në një marrëdhënie me një tip “Peter Pan”. Sidoqoftë, largimi nga një marrëdhënie nuk është gjithmonë i disponueshëm. Pavarësisht nëse janë fëmijë, është gjithmonë e rëndësishme të vlerësoni situatën dhe të shihni se cili është vendimi më i mirë për ju dhe mirëqenien tuaj.

Mos harroni, ndryshimi vjen nga brenda. Është e mundur që këta burra të rriten, me kusht që të tregojnë provat për të. Në atë rast, ja çfarë mund të bëni për t’i mbështetur gjatë gjithë procesit.

Gjëja e parë që mund të bëni për të ndihmuar në ndryshimin e sjelljes është të shihni se çfarë energjie shkëmbeni me të. Nëse ai nuk përpiqet të mësojë, nuk është i aftë (të gjithë kemi vullnet të lirë), atëherë duhet të pyesni veten nëse dëshironi të bëni partner një djalë apo një burrë.

Dëshiron vërtet të jeni me dikë që ju sheh sikur të ishit nëna e tyre?

Wendy u rrit, por Peter Pan nuk ia doli. Ndërsa mundësia e ndryshimit është gjithmonë e disponueshme, është e rëndësishme të mbani mend se mund të humbni veten duke provuar të rregulloni dikë tjetër. Dëshmia më e mirë është ndryshimi i sjelljes dhe nëse nuk shihni ndonjë ndryshim, është më mirë të ecni përpara dhe të gjeni një partner më të përshtatshëm.

Shpërndaje në: