Ibrahimovic merr vendim për të ardhmen e tij

Ibrahimovic merr vendim për të ardhmen e tij

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm ta vazhdojë marrëveshjen me Milanin për edhe një vit tjetër.

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, zbuloi se klubi dëshiron ta ketë 40-vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm, të cilin e vlerëson si aset të madh.

Sulmuesi suedez i ka shënuar 36 gola në 66 paraqitje për kuqezinjtë që prej se u kthye në San Siro tri vite më parë.

Milani është vetëm një pikë larg kreut të tabelës në Serie A, pasi e mundi liderin dhe kampionin Inter në fundjavë.

Duke qenë se marrëveshja e tij me klubin mbaron në verë, thuhej se Ibra do të largohej në përfundim të këtij sezoni.

Por legjenda dhe drejtori i klubit Maldini ka insistuar se 40-vjeçari është i gatshëm të vazhdojë për edhe një sezon tjetër.

 

Shpërndaje në: