Albin Tahiri thyen rekordin personal në lëshimin e parë në Pekin

Albin Tahiri thyen rekordin personal në lëshimin e parë në Pekin

Skitari nga Kosova Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, njëherit kjo ishte pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore, transmeton KosovaPress.

Garën e tij Tahiri e përfundoi në kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.

Në vazhdim Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

Shpërndaje në: