Pse Mercedesi njëvjeçar kushton sot më shtrenjtë se i riu?
Është ky një fenomen që nuk shihet shpesh, megjithëse ka një sqarim fare të thjeshtë – industria e automobilave nuk po mund të ofrojë aq vetura të reja sa është kërkesa e blerësve, për shkak të mungesës së çipave të veturave në nivel global. Kjo gjë ka ndikuar në atë që çmimet në tregun e veturave të përdorura të jenë më të larta se çmimet e të rejave. I vetmi ndryshim është se veturën e përdorur ta merrni bredna pak ditëve, përderisa për një të re duhet pritur deri në 12 muaj, varësisht nga lloji, modeli, tregu, etj.
Sipas një studimi të kryer nga iSeeCars, çmimet e veturave të përdorura janë në ‘nivel rekord’. Bazuar në të dhënat e iSeeCars një veturë njëvjeçare e përdorur kushton 1.3 përqind më shtrenjtë se modeli i saj i ri. Rezultatet e fituara bazohen në çmimet e kërkuara për më shumë se 1.5 milionë vetura të reja e të përdorura, të shitura në ShBA gjatë periudhës 1 janar-31 janar 2022. Si shembull, Mercedes-Benz G-Class një vit i vjetër mesatarisht mund të blihet për 35.6 përqind më shtrenjtë se një G-Class e re.