Shtatë shenjat se keni probleme serioze me mëlçi
Mëlçia është një nga organet që shënjestrohet lehtë nga zgjedhjet ushqimore që bën njeriu.
Ndonëse ajo është e aftë të riparojë qelizat e dëmtuara, ndonjëherë dëmi është i madh aq sa mund të shkaktojë cirrozë.
Me shfaqjen e këtij problemi, simptomat e dëmtimit të mëlçisë bëhen më të ashpra, por jo domosdoshmërish të kuptueshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 7 shenjat e dëmtimit të mëlçisë.
Kruarja e lëkurës
Kruarja e lëkurës mund të duket sikur nuk ka asnjë lidhje me shëndetin e mëlçisë.
Megjithatë ajo është një nga simptomat e derdhjes së lëngjeve biliare në gjak për shkak të dëmtimit të mëlçisë.
Kapilarët nën lëkurë
Ndonjëherë kapilarët bëhen shumë të dukshëm nën lëkurë dhe marrin formën e merimangës.
Një gjë e tillë shkaktohet nga problemet e mëlçisë me metabolizimin e hormoneve.
Kapilarët ndonjëherë bëhen shumë të dukshëm edhe në fytyrë dhe në këmbë.
Nxirjet dhe hemorragjitë
Nëse vëreni të nxira në lëkurë apo çdo lëndim i lehtë shoqërohet me gjakderdhje, atëherë kjo tregon se mëlçia nuk prodhon mjaftueshëm proteina për mpiksjen e gjakut.
Era e keqe e gojës
Era e keqe e gojës është tregues i shumë problemeve shëndetësore përfshirë këtu edhe dëmtimin e mëlçisë.
Era prej myshku në gojë është shenjë e cirrozës së mëlçisë.
Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës
Nëse lëkura juaj merr nuancë të kafenjtë, ose vëreni njolla kafe, atëherë kjo tregon se mëlçia është në telashe.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hiperpigmentimi i lëkurës ndodh si pasojë e rritjes së estrogjenit në sistem.
Sasitë e larta të tij prodhojnë një enzimë që nxit shfaqjen e melaninës e cila shkakton njolla në fytyrë ose në gjithë trupin.
Skuqja e pëllëmbëve të duarve
Skuqja e pëllëmbëve të duarve dhe kruarja e tyre mund të tregojë se mëlçia juaj është e dëmtuar.
Kjo ndodh për shkak të niveleve jo normale të hormoneve në gjak.
Mungesa e përqendrimit
Dy nga funksionet më domethënëse të mëlçisë është të pastrojë organizmin dhe t’i japë atij energji.
Kur gjaku është i tejmbushur me toksina, mëlçia dhe truri vuajnë pasojat.
Trupi kaplohet nga lodhja ndërkohë që qartësia mendore zbehet.
Kësisoj, njeriu harron më shpejt por nëse problemi nuk trajtohet, njeriu mund të bjerë në koma.
AgroWeb.org ju rekomandon të shkoni te mjeku në rast se vini re shenja të tilla./AgroWeb