Senegali i Manes e mposht Egjiptin e Salahut për ta fituar Kupën e Afrikës për herë të parë

Senegali i Manes e mposht Egjiptin e Salahut për ta fituar Kupën e Afrikës për herë të parë

Senegali e ka mposhtur Egjiptin 4:2 në penallti, për ta fituar Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në historinë e vet.

Ndeshja në kohë të rregullt mbaroi pa gola 0:0 dhe u nevojitën vazhdimet dhe pastaj penalltitë për ta përcaktuar fituesin.

Portieri i Egjiptit Gabaski e priti penalltinë e sulmuesit të Liverpoolit gjatë kohës së rregullt, por Mane i ruajti nervat dhe shënoi gjatë penalltive kur kishte më shumë rëndësi.

Portieri i Chelseat Edouard Mendy e priti penalltinë e Mohanad Lasheen për t’i dhënë Manes mundësi ta fitojë trofeun për Senegalin në Yaounde Olembe Stadium.

Kjo është hera e parë që Senegali shpallet kampion i Afrikës.

Shpërndaje në: