Arijanet Muric bën pritje të jashtëzakonshme – bën bujë në rrjetet sociale
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka bërë një super-pritje.
Gardiani kosovar, Aro ka bërë një pritje të jashtëzakonshme dhe i ka mohuar golin Joel Pohjanpalo.
Aro u tregua i saktë në dy kohë, duke pritur fillimisht një gjuajtje nga brenda zonës së 16 metërshit, pastaj edhe një tjetër nga brenda zonës së portierit.
Sekuenca e super-pritjes së Aro Muric po bën bujë të madhe edhe nëpër mediat e Turqisë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell momentin e super-pritjes së Aro Muric.