Konkurrentja kosovare në “Për’puthen”, rrëfehet për të kaluarën dhe arrestimin

Konkurrentja kosovare në “Për’puthen”, rrëfehet për të kaluarën dhe arrestimin

Laureta Zyba, konkurrentja e re në programin e dashurisë ka folur në Për’puthen Prime për të shkuarën e saj kur përfundoi pas grilave.

Ajo ka treguar se ishte në moshë më të vogël dhe gaboi se i besoi një djali.

“Është e mjaftueshme për ta kuptuar çdo gjë rreth kësaj historie apo kësaj drame se unë e kam përjetuar dhe aq më keq se e vërteta. Kështu që unë deri sot nuk kam qenë mirë për arsye shumë gënjeshtra janë përfolur, po ashtu shumë artikuj të rreme, histori të krijuar nga imagjinata e çdo secilit në kokën e vet, mirëpo tani di të them se është radha ime dhe e di shumë mirë kujt ti drejtohem”.

“Kemi qenë në një aheng me shoqërinë dhe njoha një djalë me atë fasadën si ishte paraqitur dhe lidhja jonë filloi më publike, po lëviznim jashtë vendit dhe nuk kisha asnjë dyshim se kam qenë 23 vjeçe ndërsa ai 34 vjeç. I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë”, u shpreh Laureta.

“Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë”, shtoi ajo.

 

Shpërndaje në: