Nis shitja e über-Mercedes, por me çmim të tmerrshëm

Nis shitja e über-Mercedes, por me çmim të tmerrshëm

I prezantuar vitin e kaluar në Motor Show në Mynih, ky model ka nxitur mjaft interesim. Megjithëse, edhe s’ka si të ishte ndryshe, kur Mercedesi futi gjithçka që mundi në këtë model. Modeli special fjalëpërfjalshëm shpërthen nga fuqia, njësoj sikurse edhe çmimi i tij.

Mercedes-AMG GT 63 S E Performance është prezantuar me nuancë të gjelbër Green Hell Magno, e cila e përshkruan perfekt disponimin e veturës. Modeli ka sistem hibrid, që nënkupton se ka një motor 4.0 twin-turbo V8 të kombinuar me motorin elektrik, i cili  ngrehe me rrota të pasme, me dy shpejtësi dhe një diferencial. Të dy këta motorë japin maksimum 831 KF dhe 1400 Nm, që do të thotë se ky sedan arrin në 100 km/h për 2.9 sekonda. Maksimumi i kufizuar i shpejtësisë është 316 km/h. Por, shikojeni këtë: shpenzimi mesatar është 8.6 l /100 km.

Por, vetura e ka edhe ‘një mangësi’ të madhe. Pak shoferë të rinj do të mund ta vozitin.  Arsyeja është mjaft e qartë. Cmimi fillestar i tij fillon nga 218,674 euro.

Shpërndaje në: