Tesla i tërheqë mbi 800,000 automjete nga tregu
Tesla po i tërheq automjetet për shkak të mundësisë që tingulli i paralajmërimit të mos dëgjohet kur të startohet vetura e shoferi të mos e ketë lidhur rripin e sigurimit, thuhet në dokumentet e publikuara të Administratës për Siguri në Trafik.
Tërheqja përfshin modelet S sedan dhe X SUV të viteve 2021 dhe 2022, pastaj modelin 3 sedan, të prodhuar mes 2017dhe 2022, dhe modelin Y SUV, të 2020-2022.
Sipas ligjeve federale të sigurisë së automjeteve motorike, nëse nuk është i lidhur rripi i sigurimit duhet të dëgjohet tingulli i paralajmërimit sapo të startohet automjeti.
Ky problem te automjetet e Teslas u zbulua më 6 janar nga Instituti i Koresë së Jugut për Testimin e Automjeteve, dhe pas konfirmimit të problemit nga Tesla, më 25 janar u konstartua se ishte e nevojshme tërheqja e automjeteve.