Testimi i COVID-19 së shpejti do të kryhet me smartphone
Të gjithë ne shpresojmë shpresojmë që piku i pandemisë së COVID-19 është arritur, ashtu siç pohon edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe po shkohet drejt zbehjes së saj.
Por në qoftë se sëmundja që ka infektuar pothuajse 300 milionë persona në botë, duke shkaktuar rreth 5.5 milionë viktima në dy vjet, do vijojë të shqetësojë edhe në vijim opinionin publik, do të ketë një armë diagnostikuese më të sigurt, të shpejtë dhe ekonomike, ku protagonist është celulari që kemi të gjithë në xhep.
Një celularë “inteligjent”, padyshim, me një kamera të mirë, që së bashku me një kit laboratorik dhe një sasi pështyme do të mund të zbulojë në pak kohë pozitivitetin e personit dyshues.
Hulumtimi që ka mundësuar ketë teknologji vjen nga universiteti i Kalifornisë, dhe është botuar tashmë në një artikull “peer-review”, pra i verifikuar, në revistën shkencore Jama Network Open. Sipas Autorëve në fjalë, testimi do të ketë efikacitetin e një testi molekular PCR, dhe përgjigja do të vijë në vetëm 25 minuta.
Kiti për diagnostikim, i cili mund të përdoret në vazhdimësi, kushton rreth 90 euro, dhe është i përbërë nga piastra ngrohëse dhe dritat LED, që me ndihmën e kamerës së telefonit inteligjent tregon variabilitetin e reaksionit të pështymës me një përbërës kimik, duke përcaktuar kështu pozitivitetin.
Rezultatet më pas përpunohen nga një aplikacion i quajtur Bacticount, që mund të përdoret lirisht nga të gjithë. E gjitha kjo procedurë, sipas autorëve, nuk zgjat më shumë se 25 minuta.
Nga momenti që sipas statistikave, gjysma e popullatës disponon një smartphone, diagnostikimi me teknologjinë e re do të ndihmonte në uljen e kostove si dhe në një përcaktim më të mirë të situatës pandemike edhe në vende ku përhapja e testimeve është shumë e ulët, për mungesë laboratoresh ose distancë gjeografike të madhe nga qendrat e banuara.
Testet mund të kryhen në shtëpi me kosto rreth 6 euro secili, ndërkohë që sipas autorëve, rezultatet kanë treguar një saktësi afër 100%, duke përfshirë çdo variant të virusit.