Ferrari thyen rekorde me shitje
Me 11,155 vetura të shitura vitin e kaluar Ferrari ka shënuar rritje prej 22.3 përqind krahasuar me vitin 2020, gjegjësisht një rritje prej 10.1 përqind krahasuar me vitin 2019.
Me sa duket, në vitin 2021 tek kompania italiane nuk pati asnjë ndikim mungesa globale e çipave, gjë që ndikoi mjaft te shitja e shumë prodhuesve botërorë të veturave.
Rajoni EMEA (Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika) mbetet tregu më i madh i Ferrarit, me 5,492 automjete të shitura. 2,831 automjete sportive u shitën në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, përderisa 899 automjete u shitën në tregun e Kinës, Hong Kongut dhe Tajvanit.
Përderisa shitja e modeleve me motor V8 u rrit për 34.6%, veturat me motor V12 shënuan një rënie të shitjes për 16.1%. Sipas Ferrarit, arsyeja kryesore për këtë rënie është ulja e prodhimit të modelit 812 Superfast, i cili ka pushuar së prodhuari gjatë vitit 2021.