Cila është temperatura optimale në veturë gjatë dimrit?

Cila është temperatura optimale në veturë gjatë dimrit?

Megjithëse rregullimi i temperaturës në veturë mund të duket i parëndësishëm, ​​të paktë janë shoferët që e dinë se cila është temperatura optimale.

Shumica e veturave moderne kanë klimë automatike, e cila lejon përzgjedhjen e saktë të temperaturës në automjet.

Edhe pse sigurisht një komoditet i madh, klima për shumë njerëz paraqet “mallkim”, sepse dueht gjetur në sa gradë celsius është më mirë të vendoset temperatura në automjet gjatë udhëtimit, apo cila është temperatura optimale për vozitje?

Ekspertët këshillojnë që sistemi të vendoset mes 20-22 gradë Celsius. Ky kufi nuk është i rastësishëm, sepse përveç që udhëtarëve iu ofron komoditet brenda kabinës, ai mund edhe të parandalojë mjegullimin e xhamave, gjatë shiut ose borës. Nëse temperatura rregullohet mes 20-22 gradë, udhëtarët nuk do ta kenë ftohtë, kurse shoferi nuk do të ketë probleme me dukshmërinë e kufizuar.

Temperaturat nën 20 gradë sugjerohen kur udhëtoni në distanca të shkurtra në dimër – p.sh. nga shtëpia në dyqan, ose në punë. Atëherë shumica e njerëzve nuk i heqin xhaketat, kështu që temperatura më e ulët e ajrit në automjet nuk e lejon mbinxehjen e trupit.

Shpërndaje në: