Pavarësisht çmimit Range Rover thyen rekorde të shitjes
Range Rover ka qenë gjithnjë një sinonim luksi, dhe markë e pëlqyer e aristokracisë britanike për dekada me radhë. Duekt qartë se e tillë mbetet edhe edicioni i pestë i tij.
Në fakt, pavarësisht modernizimit dhe ndryshimeve të mëdha, modeli i ri i Range Rover vazhdon t’i ruaj gjenet britanike.
E dijmë tashmë se Range Roveri i ri është një prej SUV-ave më luksozë që bota ka parë ndonjëherë. Edicioni i ri sjell 126 patenta të reja, por edhe mundësinë që të vozitet ende me lëndë djegëse fosile. Po, po, mirë e lexuat, modeli ofrohet me benzinë klasike, madje edhe me dizell, dhe tek pastaj vjen edhe versioni hibrid dhe elektrik plug-in.
I montuar mbi rrota të mëdha 23-inçëshe, Range Rover nxjerr luksin në çdo detaj të karoserisë së tij, të gjatë 505 cm, respektivisht 525 cm te versioni i zgjatur. Me një pamje të veçantë të jashtme, dhe me një interior plotësisht të modernizuar, Range Roveri i ri ofrohet edhe me shtatë ulëse. Ekrani digjital ka madhësi 13,7 inç, dhe pasohet nga një ekran tjetër qendror prej 13,1 inçëve. Edhe në ulëset e pasme janë dy ekrane, me nga 11.4 inç.
Vlen të përmendet edhe klima e re automatike trezonale, me sistemin e pastrimit të ajrit në kabinë Air Purification Pro3, i cili largon aromat por edhe shumë virusa, përfshirë SARS-CoV-2.
Ndryshe, Range Rover i ri ofrohet me pajisje SE, HSE, Autobiography, First Edition dhe si SV plotësisht i individualizuar. Modeli më i lirë në ofertë, një hibrid plug-in me 440 KF dhe pajisje bazë SE, kushton diku 140,000 euro. Më i shtrenjti ndërkaq shkon deri në 270,000 euro.