Psikologjia dhe efektet pozitive të bizhuterive
Ka shumë arsye pse njerëzit tërhiqen nga bizhuteritë. Pavarësisht nëse zgjedhin diçka modeste apo më luksoze dhe të zbukuruar me gurë të çmuar, ka arsye psikologjike që ndikojnë në blerje.
Dhuratat: Shumë partnerë marrin bizhuteri si surprizë apo si gjest vlerësimi dhe dashurie të pakushtëzuar.
Falja: Kur njerëzit ndihen fajtorë se i kanë bërë keq dikujt, bizhuteritë janë një mënyrë e zakonshme për të thënë “Më fal”.
Vlera dhe përkushtimi: Unazat e martesës janë simbol i një marrëdhënieje të përjetshme. Njerëzit kursejnë për muaj me radhë për të blerë një unazë fejese. Kjo tregon se sa e nevojshme është kjo bizhuteri për të dashuruarit, edhe për ata që nuk mund të përballojnë blerjen.
Përshtypja: Në muajt e parë të lidhjes, shumë njerëz zgjedhin të dhurojnë bizhuteri për të treguar se kanë shije të mirë dhe aftësi për të shpenzuar më shumë për dhurata. Bizhuteritë “thonë” se ju intereson ta bëni personin të ndihet i adhuruar.
Personaliteti: Shumë njerëz duan bizhuteri që pasqyrojnë pjesë të personalitetit të tyre. Për shembull gurët që lidhen me shenjën e horoskopit, muajin e lindjes apo karakterin janë tepër të popullarizuar.
Arritje: Bizhuteritë nuk merren gjithmonë si dhuratë. Prandaj është shumë e zakonshme që njerëzit të kënaqen me diamante dhe gurë të çmuar kur përkujtojnë një ngjarje apo arritje të madhe.
Terapi: Të shohësh vezullimin e gurëve të çmuar, të shohësh si artizanët kanë ndërthurur çdo detaj në bizhu mund jetë një aktivitet që ka efekte pozitive për shumë njerëz. Ky aktivitet patjetër që nuk zëvendëson këshillat profesionale, trajtimin mjekësor ose terapinë, megjithatë mund të përmirësojë humorin e dikujt që gjen paqe teksa sheh dhe/ose ble bizhuteri, qofshin këto me diamantë, një koleksion vintage apo diçka jo fort e shtrenjtë.