A ndotin hibridët plug-in njësoj sa benzincat?
Ky lloj i veturave ka një bateri që lejon të voziten deri në 60 km me motor me energji elektrike, krahas atij me benzinë. Mirëpo në realitet kjo thjesht nuk është kështu, sepse sipas të dhënave të administratës daneze të rrugëve, e cila ka autorizuar kompaninë knsulente COËI që t’i analizojë të dhënat e përdoruesve danezë hibridëve plug-in.
Kufiri që tregon se një veturë liron aq pak CO2 sa të mund të hyjë në kategorinë e veturave të gjelbra që përfitojnë zbritje është 50 gram CO2/km, mirëpo analiza e kryer në 1307 automjete tregon se hibridet plug-in lirojnë 110 gram CO2/ km. Pra, më shumë se dyfishin e vlerës kufitare.
Si rrjedhojë, del se disa nga veturat hibrid plug-in janë afër konsumit të karburantit të një veture të ngjashme me benzinë ose naftë, përderisa të tjerat ende përdorin mundësinë e mbushjes me energji elektrike andaj edhe kanë konsum dukshëm më të ulët.