Qesharake: Aubameyang shkoi në Barcelonë ende pa u arritur marrëveshja, tash duhet të kthehet në Londër
Një ngjarje bizare ka ndodhur sot në Barcelonë të Katalunisë.
Sipas asaj që po raportohet në mediet angleze, sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka udhëtuar drejt qytetit spanjoll, pavarësisht se ende nuk kishte arritur marrëveshje me klubin duke pritur vizitat mjekësore, të cilat nuk u përfunduan kurrë.
Gabonezi fiton 350 mijë sterlina në javë dhe Barcelona atë rrogë nuk mund ta mbulojë dot për huazimin deri në fund të sezonit. Katalanasit u befasuan kur panë se Aubameyang ishte në Barcelonë…
Kështu që sulmuesi i Arsenalit do të kthehet në Londër dhe marrëveshja nuk do të gjendet. Një aventurë qesharake në këtë ditë të fundit të merkatos.
PSE NUK E MERR DOT BARCELONA
A mund ta marrë Barcelona Pierre-Emerick Aubameyang? Sipas asaj që raporton Cadena SER, ka pak hapësirë për manovrim për gabonezin, nëse nuk duan të kalojnë parametrat financiarë, pak më shumë se 2 milionë euro.
Do të ishte dashur një përpjekje e madhe financiare nga gabonezi dhe një vullnet i Arsenalit për t’u akorduar me katalanasit. Lojtari fiton rreth 20 milionë euro bruto në vit në Londër. Një shitje e madhe në orët e fundit të merkatos (Dembélé) do të ndryshonte skenarin.
Por, kjo nuk ka ndodhur! Ne fakt, palet tentuan edhe qe te benin shkembimin me Dembele, por fakti eshte se ky i fundit nuk pranon destinacionin Londer.