Tragjedi: Sulm me armë në koncert, vdes gruaja e futbollistit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguaj, ku në një koncert ka ndodhur një përleshje me armë zjarri ku mbetën të vdekur gjastë persona, përfshirë këtu bashkëshorten e futbollistit, Ivan Torres.
Raportet lokale thanë se mbrojtësi i majtë Torres, ishte gjithashtu në koncert dhe ndihmoi të dërgonte gruan e tij në spital, megjithëse modeli dhe influencuesi njoftuan së fundmi se po planifikonin të divorcoheshin pas 10 vitesh martesë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Kristina Vita Aranda, që ishte në të njëjtën kohë modele, u qëllua me një plumb në kokë.
Cristina Vita Aranda, e cila ka tre fëmijë me lojtarin e Club Olimpia, Ivan Torres, u shpall e vdekur menjëherë pasi u dërgua me urgjencë në spital me një plagë plumbi në kokë.