Pamjet e rralla të fjalimit të Fergusonit pas pjesës së parë kundër Liverpoolit, janë thjesht fascinuese

Pamjet e rralla të fjalimit të Fergusonit pas pjesës së parë kundër Liverpoolit, janë thjesht fascinuese

Sir Alex Ferguson arriti numrin e 1500 ndeshjeve kompetitive te Manchester United mes viteve 1986 dhe 2013.

Trajneri skocez, i konsideruar nga shumë si më i miri në histori në profesionin e tij, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të diskutimit me lojtarët në zhveshtore pas pjesës së parë dhe pas ndeshjeve.

Me vetëm pak përjashtime – Eric Cantona një prej tyre – pothuajse secili futbollist i cili ka luajtur për Unitedin nën urdhërat e Fergie ndjeu fuqinë e mllefit të tij, transmeton Periskopi.

Nga 1500 diskutimet me skuadrën të Fergusonit, vetëm disa prej tyre u filmuan.

Një prej tyre ishte nga ndeshja e Premier Leagues kundër rivalit të përbetuar, Liverpoolit, në prill të vitit 1998.

United ishte kampion në fuqi atë kohë dhe ishte i përfshirë në një garë dy-kuajsh me Arsenalin për titull.

Ishte 1-1 pas pjesës së parë, por Liverpooli po luante me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të golashënuesit, Michael Owen, i cili mori të kuqin pas një ndërhyrjeje në Ronny Johnsen.

Para pjesës së dytë, diskutimi i Fergusonit me skuadrën u filmua për një dokumentar të ITV – dhe pamjet janë fascinuese.

”Sigurohuni ta mbani tempon,” Ferguson u thotë lojtarëve. ”Tjetra gjë është, disa prej pasimeve janë nonshalante dreqin. Bëni pasime fluide! Prekje të mirë me topin, nuk keni nevojë që gjithmonë të pasoni me të parën.”

Duke folur me krijuesit e dokumentarit, ai shton: ”Shumica e trajnerëve mund t’i fitojnë paratë vetëm me diskutimet pas pjesës së parë, sepse ndryshon gjendjen e lojës dhe pastaj mund të fitoni takimin – dhe ne e kemi bërë këtë shumë herë në ‘Old Trafford’.

”Pushimi mes pjesëve është kohë e rëndësishme, duhet të përgatitësh atë që do të thuash.”

Rikthimi i skenës në zhveshtore, Ferguson e bën kristal të qartë për futbollistët e tij se nuk kanë opsion tjetër veç të japin 100% të përpjekjeve në pjesën e dytë.

”Mirë, tash reagoni me veten, ejani. Mos u shlironi, ejani tani,” u thotë ai figurave si David Beckham, Paul Scholes dhe Ryan Giggs.

”Dhe mos e leni veten në baltë tash, as mos tentoni dreqin!”

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: