Emrat e veturave shpesh i kërkojmë gabimisht
Sipas portalit Confused.com Hyundai jugkorean shkruhet më së shpeshti gabimisht nga përdoruesit e internetit. Në kërkimet globale emri i prodhuesit jugkorean të automjeteve shkruhet gabimisht mesatarisht 2.25 milionë herë në muaj.
Për studimin e kryer për këtë qëllim portali ka analizuar kërkimet globale në motorët e kërkimit dhe ka filtruar kërkimet e shkruara gabimisht për markat dhe modelet e përfshira në studim, njofton portali HAK. Hyundai më së shpeshti shkruhet gabimisht në Google si Hundai (799,000 kërkime në muaj), Hyndai (454,000 herë), Hyundia (202,000) dhe Huyndai (182,000).
Volkswagen është emir dytë i madh i prodhuesit të autmjeteve që shkruhet gabimisht, me një mesatare prej 1,156 milionë kërkimesh të shkruara gabim. Wolksvagen (309,000 herë) është gabimi më i zakonshëm në botë, i ndjekur nga Volkswagon (306,000), Wolsvagen (142,000) dhe Volkwagen (104,000 herë).
Brendi tjetër i njohur gjerman i automobilave, Porsche, radhitet në vendin e tretë me 1.01 milionë gabime. Prodhuesi i veturave sportive zakonisht shkruhet gabimisht si Porche, Porshe, Porsh ose Porsch.
Ndryshe, Tesla është brendi më e kërkuar i automobilave, me rreth 11 milionë kërkime në muaj, ndërsa radhitet në vendin e gjashtë me 539,000 kërkime të shkruara gabimisht.