Gjëra që i dini gabim për depresionin dhe duhet t’i mësoni saktë tani!
Mit: Ka vetëm një lloj depresioni
E vërteta: Kur flitet për depresionin, flitet më shumë për një çrregullim i cili quhet depresioni klinik. Ashtu si ankthi, dhe depresioni ka tipe të ndryshme në nivel dignostikimi. Një tjetër lloj depresioni është distimia. Distimia është me simptoma më pak intensive. Zakonisht zgjat më shumë në kohë se depresioni klinik (dy ose 3 vjet). Disa lloje të tjera depresioni janë çrregullimet bipolare, depresioni pas lindjes dhe çrregullimi afektiv sezonal.
Mit: Depresioni tregon që ju jeni i mërzitur.
E vërtetë: Njerëzit mendojnë se depresioni është një gjendje e dëshpëruar, por simptomat janë në një shkallë më të gjerë dhe mund të manifestohen dhe fizikisht. Ndjenjat më të njohura janë të ndjerit i mërzitur, bosh, i pashpresë, pa oreks dhe të fjeturit shumë osë fare. Tjetër është reagimi psikomotor, që duket sikur po bëni lëvizje të ngadalta. Lodhja e tepërt, anhedonia dhe mospasja e dëshirës për të bërë gjërat që u pëlqejnë janë simpoma të tjera. Gjumi dhe të ushqyerit mund të ndryshojnë në mënyrë të dukshme.
Mit: Doktorët e dinë se çfarë e shkakton depresionin.
E vërteta: Ekspertët akoma nuk e kanë zbuluar se pse njerëzit bien në depression. Goldfine thotë se është zbuluar se duke ulur ose rritur sasinë e mjekimeve që merren, ndjenjat dhe sjelljet e njerëzve ndryshojnë. Se si ndryshon dhe pse ndryshon, ne jemi duke e zbuluar.
Mit: Antidepresantët janë një përgjigje e shpejtë.
E vërteta: Disa njerëz me fat mund të ndihen mirë menjëherë pas mjekimeve të para, por për të tjerët, nuk është kaq e thjeshtë. Mund të jetë e vështirë për të gjetur mjekimin e duhur.
Mit: Njerëzit bien gjithmonë në depresion për një arsye.
E vërteta: Humbja e një personi të afërt ose humbja e punës mund të çojë në një gjendje depresive, por nuk është e nevojshme që të ketë gjithmonë një burim. Goldfine thotë se mund të mos shkaktohet nga një arsye specifike, sidomos nëse keni predispozitë gjenetike. Kjo ka lidhje me aftësinë e gjithsecilit për të ecur përpara dhe për këtë arsye, është e vështirë të përcaktosh se për sa kohë duhet të kesh simptoma për të qenë me depresion.
Mit: Është e dukshme kur dikush është me depresion
E vërteta: Tek disa njerëz është e pamundur të dallosh se diçka nuk shkon, ata janë shumë të mbyllur për problemet e tyre. Depresioni është më shumë një luftë e brendshme sesa flluskat që dalin në sipërfaqe, kështu që shumë njerëz e kanë të lehtë t’i mbulojnë ndjenjat.
Mit: Njerëzit me depresion mund të dalin prej tij.
E vërteta: duket se krahasohet shpesh reagimi ndaj depresionit me atë ndaj gripit. Kjo duket sikur po të përpiqet, njeriu mund të jetë më i lumtur dhe të ndihet më mirë, por është më e komplikuar se kaq.
Burimi: Health Line