Me këto tetë ushtrime të thjeshta, largojeni gushën përgjithmonë!

Me këto tetë ushtrime të thjeshta, largojeni gushën përgjithmonë!

Më poshtë ju rendisim disa nga ushtrimet më efektive për të mbajtur në formë fytyrën dhe për t’i dhënë tipareve tuaja definimin që kanë nevojë.

1. Bëni nxemjen e muskujve (Përsëriteni 8-10 herë)
Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxemjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.

2. Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm (Përsëriteni 5-7 herë)
Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar.

3. Kapni hundën (Përsëriteni 5 herë)
Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t’i forconi. Nxirreni gjuhën sa më lart të mundeni dhe përpiquni të kapni me të majën e hundës. Mbaji buzët të relaksuara.

4. Fytyra ovale ideale (Përsëriteni 5 herë)
Nëse doni t’i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje.

5. ‘Puthni gjirafën’ (Mbajeni 5-8 sekonda, përsëriteni 5 herë)
Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dike, këshillon Anabel. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda.

6. Ushtroni presion me grushta (Përsërisni 5-7 herë)
Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t’i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda.

7. Buzëqeshni (Përsëriteni 5-8 herë)
Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse. Nëse ndjeni një presion të fortë në muskujt e mjekrës atëherë po e bëni siç duhet.

8. Fryni faqet (Mbani për 5 sekonda)
Merrni frymë thellë dhe mbushi faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndjeni presionin e msukujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Përsëriteni 5-6 herë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: