Këto janë simptomat që u paraqiten fëmijëve të infektuar me variantin Omicron

Këto janë simptomat që u paraqiten fëmijëve të infektuar me variantin Omicron

Variant i ri i Covid-19, “Omicron”  shkakton temperaturë të lartë si dhe dhimbje fyti tek fëmijët. Mjekët këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te të vegjlit për të evituar në këtë mënyrë komplikacionet.

As fëmijët nuk janë imun ndaj “Omicron”.

Mjekët thonë se te ata, varianti i ri i Covid-19 shkakton kryesisht dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë që në kushte shtëpie është e pamenaxhueshme.

“Sars-Cov-2 me variantin e fundit Omicron fillon me një infeksion të grykëve, me dhimbje të  forta dhe me një temperaturë që nuk i përgjigjet antibiotikëve,” thotë mjeku.

Pediatri shqiptar, Bektash Mandri këshillon prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te fëmijët pasi mjekimi i nisur në kohë shmang format e rënda të infeksionit.

“Në ftohjet e zakonshme i duhet referuar ecurisë së tyre ose infeksionit baketarial që kanë dhe japim antibiotikë, ndërsa në infeksionet virale vetëm pas analizave mund të japim një antibiotik,” shtoi mjeku.

Përveç Covid-19 në qarkullim janë edhe virozat stinore që kanë sjellë fluks në spitale. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes me higjienën dhe të shmangen mjediset e mbipopulluara, raporton oranews.

“Elementi bazë për mbrojtjen nga viroza është higjiena, larja e duarve, mos frekuentimi i ambienteve publike sidomos qendrave tregtare,” tha mjeku.

Mjekët po ashtu këshillojnë prindërit që të ajrosin shpesh ambientet ku mbajnë fëmijët si dhe t`i ushqejnë ata shëndetshëm.

Shpërndaje në: