Lamtumirë karrierës si futbollist, reagon sponsori Nike për Greenwood: Jemi thellësisht të shqetësuar
Mason Greenwood ka shkaktuar ‘tërmet’ në botën e futbollit por për krejt arsyet e gabuara.
Të dielën në mëngjes, e dashura e tij, Harriet Robson ka publikuar imazhe grafike të fytyrës së përgjakur dhe trupit të mavijosur me mbishkrimin: ”Për krejt ju që dëshironi të dini cka më bën Mason Greenëood mua,” transmeton Periskopi.
Mason Greenwood’s girlfriend accuses him of beating her up as Harriet Robson posts shocking images of bloodied face and body covered in bruises https://t.co/sAakHXLMhz
— MailOnline Sport (@MailSport) January 30, 2022
— Dr Joke Anderson (@DrJokeAnderson) January 30, 2022
Vec këtyre pamjeve tejet shqetësuese të dhunës së qartë në trupin e saj, ajo ka publikuar edhe një audio ku dëgjohet një burrë – i cili besohet të jetë futbollisti – duke u munduar ta detyrojë të bëjë seks pa konsent.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i figurave të njohura dhe popullit nëpër rrjetet sociale, me të gjithë që po pajtohen se karriera e tij si lojtar i futbollit mund të ketë marrë fund.
Në mesin e gjithë kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe sponsori zyrtar i futbollistit, ‘Nike’ duke shkruar në një komunikatë: ”Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat e rënda dhe do ta monitorojmë nga afër situatën.” /Periskopi.com/
Nike statement on allegations made against Mason Greenwood: “We are deeply concerned by the disturbing allegations and will continue to closely monitor the situation.” #mulive [@TheAthleticUK]
— utdreport (@utdreport) January 30, 2022