E dashura e Greenwood publikon foto e përgjakur, pasi u dhunua brutalisht nga futbollisti
Ylli i Manchester Unitedit, Mason Greenwood është akuzuar për dhunë nga e dashura e tij.
Harriet Robson ndau foto grafike në Instagram, duke treguar fytyrën e përgjakur dhe trupin e mavijosur, derisa bëri akuzat ndaj lojtarit, transmeton Periskopi.
Në foton e parë u pa modelja e përgjakur, me gjakun që po i rridhte nëpër mjekër, qafë dhe gjoks nga ajo që dukej sikur e carë në buzë.
Ajo e titulloi videon: ”Për krejt ata që duan të dinë cka më bën saktësisht Mason Greenwood mua.”
Ajo pastaj ndau pesë fotografi duke treguar mavijosjet në krahërorë dhe këmbë, poashtu edhe syrin e kuq të përgjakur.
Harriet, e cila ka 213 mijë ndjekës në Instagram, më vonë postoi disa incizime nga tetori i vitit 2021, të cilat duket se mëtej demonstrojnë dhunën e 20-vjecarit.
Manchester United tha se ishte në dijeni të imazheve, të cilat pastaj janë fshirë, por nuk do të komentojë tutje.
Policia e Mancesterit gjithashtu ka reaguar duke thënë se po heton deklaratat. /Periskopi.com/