Juventusi në garë me Barcelonën për Aubameyangun
Juventusi vazhdon të jetë aktiv në merkaton e janarit. Pasi transferuan Dusan Vlahovicin, “Zonja e Vjetër” po tenton një tjetër sulmues.
Bardhezinjtë dje kanë hapur bisedimet me Arsenalin për të provuar së afruari në skuadër edhe Aubameyangun.
Ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke parë se në Londër duan ta largojnë me çdo kusht gabonezin.
Për Aubameyangun, i cili u kthye me probleme në zemër nga Kupa e Afrikës, pas infektimit me COVID, është në garë edhe Barcelona.
Katalonasit do të mund të hiqnin dorë nëse Juventusi ia jep Moratan atyre.