Pse nuk mund të gjeni punë pas përfundimit të studimeve?
Gjetja e punës menjëherë pas përfundimit të studimeve është bërë sfidë në vete. Njerëzit vazhdojnë t’i rrisin gradat e tyre të shkollimit, me arsyen parësore për t’i rritur mundësitë e punësimit në të ardhmen. Por megjithëkëtë pavarësisht tyre, shumë të shkolluar mbesin të papunë. Kush është shkaktari? Akademi Pune po i sjellë disa nga arsyet të më zakonshme që e sjellin papunësinë në mesin e të sapo-diplomuarve dhe këshilla se si t’i shmangni ato.
Nuk jeni proaktivë
Shumë të posadiplomuar aplikojnë në shumë vende pune në të njëjtën kohë dhe i përcjellin ato, duke humbur kështu edhe ndonjë mundësi të jashtëzakonshme. Edhe nëse ju duket që nuk keni fat, vazhdoni të jeni “agresivë” duke aplikuar në shume vende të punës, por gjithmonë vazhdoni që t’i ndiqni ato në kalendar, sepse kjo e lehtëson mundësinë për ta krijuar një plan për t’i ndjekur të gjitha aplikimet.
Nuk jeni të përgatitur
Disa të diplomuar kanë CV të dobët pavarësisht se kanë arsimin e nevojshëm për të pasur një vend të punës. Kjo mund t’i bëjë ata më pak të dëshirueshëm për punëdhënësit. Do të ishte ndihmë e madh të fillonit të përpiloni CV-në tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i përgatitni paraprakisht të gjitha dokumentet tuaja mbështetëse. Bërja e disa kërkimeve mbi teknikat e përgatitjes së intervistës mund t’ju ndihmojë të bini në sytë e punëdhënësve e mundshëm. Nëse keni vështirësi në gjetjen e punës sepse, diplomat tuaja të shumta ju bëjnë shumë të mbi kualifikuar, atëherë mund të përqendroheni në mprehjen e aftësive tuaja të intervistimit.
Keni mungesë të përvojës
Pyetja më e shpeshtë në lidhje me përvojën e punës është: Si mund të bëj unë përvojë punë, kur nuk me jepet mundësia për të punuar? Mungesa e përvojës së punës i karakterizon sidomos ata studentë që kanë vazhduar pa ndërprerje prej një viti në tjetrin, pa e provuar fare ndjenjën e punës. Por fatmirësisht, mund ta plotësoni përvojën e punës me praktikë dhe punë vullnetare. Nëse këto dyja figurojnë në dokumentacionin tuaj të punës, punëdhënësi, pothuajse nuk do t’ju ndajë nga kandidatët që kanë përvojë të mirëfilltë pune.
Nuk jeni specifikë dhe mendje hapur gjatë kërkimit të punës
Kur kërkoni punë, këshillohet që të keni të paktën dy qëllime për punën tuaj të synuar, më pas filloni të blini në dritare për çdo rol të hapur që do t’ju pëlqejë të bëni dhe që janë të përshtatshëm për ju. Gjithashtu, mbani në mend se një diplomë nuk përcakton llojin e punës që dëshironi të bëni! Kontrolloni për punësim në fusha ose karriera të tjera për të parë nëse ka ndonjë gjë që ju intereson! Gjersa e ngushtoni kërkimin tuaj të punës, mund t’ju ndihmojë gjithashtu t’i konsideroni mundësitë e punës jashtë shtetit ose qytetit tuaj.
Pushoni gjatë derisa filloni të kërkoni punë
Kërkimi i punës mund t’ju marrë javë mbase edhe muaj. Disa njerëz e bëjnë gabimin e pritjes për të kërkuar punë derisa ta përfundojnë shkollën. Mirëpo vendimi më i mirë është që të filloni të shikoni për të disa muaj përpara se t’i përfundoni studimet, kështu që do ta keni një hapësirë që do t’ju dalë në ndihmë. Mos u dekurajoni që e keni përfunduar shkollën por, nuk keni ende ndonjë punë! Gjetja e punës së duhur merr nganjëherë shumë kohë.
Nuk e mendoni punëdhënësin gjersa e ofroni veten për punë
Vetëm pse keni një nivel ose dy nivele shkollimi, nuk do të thotë që punëdhënësi do t’ju punësojë menjëherë. Për ta bërë këtë duhet që ta „shisni” veten, por pa e vënë gjithë theksin në edukimin tuaj. Në vend të kësaj lexojeni paraprakisht përshkrimin e punës dhe shih se në çfarë është i interesuar punëdhënësi, pastaj përmendni qoftë në dokumente qoftë në intervistë të punës. Në këtë mënyrë tregoni që keni vlera dhe jeni i përshtatshëm më kulturën e kompanisë.
Nuk keni rrjet të zgjeruar njohjesh
Shumë fillestarë nuk mund ta gjejnë punën, sepse nuk kanë njerëz të njohur në fushën që kanë studiuar. Lidhjet me njerëz ju ndihmojnë jo vetëm të keni më shumë njohuri për fushën, por edhe për t’i rritur mundësitë e punësimit. Në fund të fundit nuk ju thërret askush në punë, nëse ju vetë jeni strukur në strofkën tuaj.