Merren vesh në parim Aubameyang dhe Barcelona
Barcelona është shumë afër që të transferojë Pierre-Emerick Aubameyangun nga Arsenali.
Skuadra katalunase ka kohë që është e interesuar në sulmuesin gabonez, mirëpo fillimisht duhet të lirojë vend për të.
Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Moreno, Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me Aubameyangun.
Mirëpo, për të realizuar operacionin, Blaugranasit duhet të zgjidhin çështjen me Ouseman Dembelen dhe ta largojnë atë sa më parë.
Manchester United dhe Chelsea duan ta transferojnë francezin, mirëpo si lojtar të lirë.
Barcelona refuzon t’ia shkëpusë kontratën në këtë muaj, pasi dëshiron të përfitojë nga largimi i tij.
Kontrata aktuale e Dembeles skadon në qershor dhe dy klubet angleze e duan si lojtar të lirë, gjë që do të hapte rrugë për huazimin e Aubameyangut që nuk është më në planet e Arsenalit.