Big Brother: Einxhel dërgohet në spital

Big Brother: Einxhel dërgohet në spital

Pas incidentit që ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother, Einxhel është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Big Brother, asaj i duhet të marrë trajtim më të specializuar pasi ka lënduar krahun, transmeton Klankosova.tv. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.

Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.

Shpërndaje në: