Nëse smartfoni s’është i sigurt të përdoret gjatë vozitjes, çka të thuhet atëherë për sistemin multimedial?

Nëse smartfoni s’është i sigurt të përdoret gjatë vozitjes, çka të thuhet atëherë për sistemin multimedial?

Përdorimi i telefonit mobil derisa jeni në timon, apo mbajtja e tij në dorë gjatë vozitjes, dënohet me ligj në shumicën e vendeve evropiane. Shkaku kryesor për këtë është se vozitësit i duhet ta kthej shikimin e tij drejt ekranit të smartfonit, respektivisht të mos e shikoj rrugën për një kohë.

Por, çka të thuhet atëherë për ekranet me touch, të cilët janë bërë pjesë e pandashme e dizajnit të shumicës së automjeteve të reja? Madje edhe atje ku ende ekzistojnë sustat, apo ndonjë lloj tjetër i komandave fizike për lëvizje brenda menysë së sistemit, ekziston edhe mundësia e zgjedhjes së komandës me touch, që nëkupton edhe kthimin e shikimit nga rruga, shkruan portali Automobili.ba.

Sa më i ri të jetë automjeti, aq më i komplikuar është sistemi dhe operimi me të, pohon Ian Jack, nga asociacioni kanadez i automjeteve, të cilin e citonThe Canadian Press.

Sipas raportit të publikuar nga Utah University dhe AAA Foundation, kërkimi i një funksioni të caktuar në sistemin e komplikuar multimedial mund të zgjas deri në 48 sekonda. Kjo kohë ëhstë e krahasueshme me dërgimin gjatë viozitjes të një mesazhi apo me përcjelljen e rrjeteve sociale në smart, e që janë veprime të jashtëligjshme.

Ky problem po fillon të njihet edhe nga organet për zbatimin e ligjit në disa vende perëndimore. Kështu Tesla, për shembull, kohë më parë u detyrua ta bllokojë mundësinë e luajtjes së lojërave gjatë vozitjes.

Shpërndaje në: