Vetëm në Kosovë, zonja dhe zotërinj: Fitoi të argjendtën në ‘Paris Open’, shpenzimet i pagoi vet
Fortesa Orana, e cila fitoi të argjendtën në kompeticionin prestigjioz të karatesë ‘Paris Open’, ka zbuluar një detaj të habitshëm.
Karateistja kosovare u shpall nënkampione në kategorinë +68 kg, duke e rrëmbyer medaljen e argjendtë.
Fortesa ka zbuluar se pjesëmarrjen për paraqitje në “Paris Open” e ka paguar vetë dhe shifra e harxhimeve ishte rreth 1 mijë euro.
Por, megjithatë, Orana shton se kjo pjesëmarrje e saj ishte ndër më të rëndësishmet për të.
“Medaljen më të rëndësishme e kam fituar tash në “Paris Open”, tre herë kam qenë në Evropian. Por medalja në “Paris Open” është më e veçanta.” – tha Orana për Insportin.
Tutje, ajo theksoi se objektivat e saj janë Kampionati Evropian dhe Lojërat Botoror.
“Objektivi im i radhës është kampionati Evropian, në Turqi. Dhe kualifikimi në Lojërat Botërore. Dhe jam duke punuar shumë për këtë drejtim”.
Kampionati Evropian mbahet në maj të këtij viti, teksa Lojërat Botërore mbahet në muajin korrik.
Ndryshe, Insporti ka tentuar të kontaktojë me KOK-un, për të pyetur pse Federata e Karatesë nuk arriti t’i mbulojë shpenzimet e Oranës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.