Fordi prodhon modelin Bronco Papa Edition, të cilin do ta shes në ankand për bamirësi

Fordi prodhon modelin Bronco Papa Edition, të cilin do ta shes në ankand për bamirësi

Menjëherë duhet sqaruar se nuk bëhet këtu fjalë për papamobil, e as për një automjet që do te ketë ndonjë rol kishtar. Ideja  është shumë më fisnike, e ajo është që ky automjet do të ofrohet në ankandin e Barrett-Jackson. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të jepen si donacion për Qendrën e Papa Françeskut në Detroit, e cila kujdeset për të pastrehët.

Emri zyrtar i modelit është Ford Bronco Pope Francis Center First Edition, dhe nga jasht bie në sy nijansa e tij, e cila u ofrua në modelin e parë të Broncos, të vitit 1966. Me ngjyrë të bardhë janë edhe rotkapnet, ndërsa si kontrast janë detajet të cilat janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, pëderisa shtojcat speciale, si braniku për hembull, janë ngjyrosur me ngjyrë argjenti mat.

Një shenjë tjetër e veçantë është edhe emri i theksuar i automjetit, punimet dhe shtojcat speciale nga vija Ford Performance, si dritat e kulmit dhe dritat shtesë anash.

Në kabinë mbizotëron kombinimi i ngjyrës së bardhë dhe detajeve të kuqe. Ulëset janë dyngjyrëshe të lëkurës, me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, të cilat kabinës i japin një shmek të veçantë.

Në fund, duhet përmendur edhe një herë faktin se Qendra e Papa Françeskut në Detroit ka mbi 30 vjet që iu shërben grupeve më të brishta të shoqërisë. Ajo është zotuar se deri në vitin 2030 do ta zgjidhë problemin e të pastrehëve në Detroit.

Shpërndaje në: