Kinezët e padisin Renaultin për vjedhje logotipi
Përderisa kompanitë kineze dinin të kopjonin komplet një prodhim, nëse padia tani del e vërtetë faji megjithatë do të jetë më i vogël. Kjo për faktin se këtu bëhet fjalë për një logotip që e shfrytëzon brendi i Rebaultit Mobilize, për të cilin kompania kineze Human Horizons pohon se i ngjanë së tepërmi logotipit të saj.
Human Horizons është shfaqur në skenën e automobilizmit para disa viteve, kur prezantoi automjetin elektrik HiPhi X, si modelin e parë me logon e firmës, që përbëhet nga një rreth i thyer me një vijë vertikale.
Disa muaj më vonë, Renault prezantoi prototipin Mobilize EZ-1. Ndonëse i ndryshëm nga modeli kinez, ky automjet mbante logotip të ngjashëm, vetëm se tanbi rreth ishte i thyer me një vijë nën këndin 22.5 shkallë.
Kompania kineze prohon se ngjashmëria e logotipit do të ndikojë në hyrjen e saj në tregun evropian, andaj në muajin tetor të vitit të kaluar ka kërkuar para një gjykatë gjermane ndalimin e përdorimit të logotipit të Renault, njofton Auto Motor und Sport.
Ndryshe, HiPhi logon e saj e ka regjistruar në vitin 2018, përderisa Renault logon e Mobilize e patentoi janar të vitit 2021.