Florent Muslija shënon dy gola kundër Werderit në pjesën e parë: Njëri është bukuri në vete
Paderborni është mposhtur nga Werder Bremeni 4-3, në ndeshjen e vlefshme për Bundesliga 2.
Sulmuesi kosovar, Florent Muslija luajti nga minuta e parë në këtë përballje dhe shënoi dy gola, shkruan Periskopi.
Fillimisht ai realizoi nga penalltia në minutën e 15, duke qëlluar saktë në anën e kundërt nga u hodh portieri.
Mirëpo, bukuria e vërtetë erdhi në minutën e 55, kur me një goditje fantastike pas një vrapimi brilant, gjeti qoshen e epërme të portierit. /Periskopi.com/