Rrahmani merr vlerësim të lartë pas paraqitjes kundër Bolognas

Rrahmani merr vlerësim të lartë pas paraqitjes kundër Bolognas

Napoli ka mposhtur 2-0 Bolognan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Napoli ka mposhtur Bolognën si mysafirë me rezultatin 0:2, në kuadër të Serie A.

Fitoren e rëndësishme napolitanëve ia dhuroi sulmuesi meksikan Hirving Lozano, i cili shënoi të dy golat. Lozano shënoi në minutën e 20 dhe 47 për tre pikët e skuadrës së Spalletit.

Në këtë fitore, titullar ishte mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani.

Rrahmani kompletoi 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët.

Sipas “Sofascore”, ai është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa futbollisti i ndeshjes është zgjedhur meksikani Lozano.

Shpërndaje në: