Si të mos bëheni kurrë të ngjitur në një marrëdhënie

Si të mos bëheni kurrë të ngjitur në një marrëdhënie

Marrëdhëniet janë komplekse dhe ky s’është sekret. Edhe kur mendoni se keni gjetur personin e duhur, sërish do t’ju duhet të sforcoheni për të gjetur balancën perfekte mes të qënit i afërt dhe lënia e hapësirës personale. Eshtë një fije shumë e hollë ndaj të qënit e kujdessshme dhe e ngjitur në raport me partnerin.

Si ta ruani këtë balancë?

1. Punoni me problemet që keni me veten në lidhje me besimin

Duket si klishe, por besimi tek partneri është një nga themelet e lidhjes. Nëse nuk keni besim tek ai/ajo, do ta keni të pamundur t’i jepni partnerit hapësirën personale që dëshiron. Çelësi është të mbani një raport të shëndetshëm që ju bën të dyve të lumtur. Mos pyesni për gjëra që nuk ju duhen dhe para çdo tundimi, kujtoni se askush s’ju përket.

2. Lëri të tjerët të marrin frymë!

Për shumë çifte të jenë gjithë kohës me njëri-tjetrin është mbytëse. Ndërkohë që ndani shtratin, mendimet, ndjesitë, hapësirën, etj përpiquni t’i lini të jetojnë jetën sipas mënyrës së tyre.

3. Fokusohuni tek vetja

Një mënyrë shumë e mirë për të mos qenë “e ngjitur” është të merreni me gjërat dhe veten tuaj. Merrni kohë për t’u fokusuar tek ndjesitë dhe mendimet tuaja në vend që të kërkoni nga gjysma juaj më e mirë gjithë kohës. Kështu, nuk shqetësoni njëri-tjetrin dhe i tregoni personit përballë jush që lumturia juaj s’varet prej tij.

4. Ji e qartë në lidhje me interesat e tua

Eshtë e rëndësishme të vendosni prioritetet dhe qëllimet tuaja. Jo vetëm do t’ju ndihmojë ta fokusoni vëmendjen dhe energjinë në gjëra me vlerë, por njëkohësisht do t’ju mbajë larg debateve të panevojshme dhe të besdisshme për partnerin. Kështu mund të merrni frymë të dy lirisht.

5. Menaxho mirë gjuhën e trupit

Ne zakonisht përdorim një gjuhë trupi për të komunikuar ndjesitë tona, por gjithsesi kontrollojini. Mund të tregoni që jeni të ngjitur edhe nëse doni të jeni gjithë kohës me duart të shtrënguara apo t’i tregoni se keni nevojë për t’u përqafuar/puthur. Eshtë ok, por bëjeni me masë në mëyrë që të mos ushtroni presion tek partneri.

6. Rrit vetëbesimin!

Eshtë cilësia e vetme që do t’ju bëjë të ndiheni mirë në çdo marrëdhënie. Njerëzit që kanë shumë besim tek vetja nuk e ndjejnë të nevojshme të marrin përgjigjie nga të tjerët për ta vërtetuar sa vlejnë. Kujtoni këtë dhe s’do të dukeni kurrë “të ngjitur”.

7. Flisni me njëri-tjetrin

Çdo njeri ka limitet, barrierat dhe nevojat e tij. Ndoshta çfarë është sjellje “e ngjitur” për ty, është shumë normale për partnerin tuaj prandaj duhet të flisni. Asgjë nuk zgjidhet nëse nuk dini çfarë e bën atë ose ty të ndiheni mirë.  Vetëm kështu, asnjëri prej jush s’ka pse të duket “i ngjitur” dhe do të ndihet komod pas gjesteve dhe pranisë së personit tjetër.

Burimi: Life Hack

Shpërndaje në: