Pamjet tregojnë Erling Haalandin duke folur spanjisht gjatë përplasjes me lojtarin e Frankfurtit
E ardhmja e Erling Haalandit ka qenë temë diskutimi për të cilën është folur me zell për një kohë shumë, shumë të gjatë.
Në dy vitet e fundit apo ashtu dicka, sulmuesi norvegjez është shndërruar në një prej futbollistëve më të dëshiruar në botën e futbollit, transmeton Periskopi,.
Haaland ka shënuar gola vazhdimisht për Borussia Dortmundin prej kur u transferua aty nga Red Bull Salzburgu dhe pak a shumë secili gjigant evropian e dëshiron në skuadër.
Sipas ‘Marca’, Barcelona dhe Real Madridi po mundohen të sigurojnë me cdo kusht shërbimet e tij.
Spanja ka filluar të duket si një destinacion shumë i mundur për Haalandin dhe vet lojtari i ka intensifikuar spekulimet gjatë fitores së Dortmundit kundër Eintracht Frankfurtit, të shtunën mbrëma.
Skuadra e Marco Roses përmbysi disavantazhin nga 2-0 në 3-2, falë golave nga Thorgan Hazard, Jude Bellingham dhe Mahmoud Dahoud.
Dhe në disa minutat e fundit të ndeshjes, Haaland u përfshi në një moment tensionues me sulmuesin kolumpian të Frankfurtit, Rafael Santos Borre, në të cilin ylli i Dortmundit vendosi ta testojë spanjishten e tij.
Shikoni incidentin më poshtë. /Periskopi.com/
“¿Qué pasa hermano?”
Erling Haaland has been practising his Spanish ? pic.twitter.com/jXWP1Uuoe2
— ESPN FC (@ESPNFC) January 9, 2022