Amatorët nga Liga e Tretë eleminuan Newcastlen dhe pastaj festuan si CR7
Cambridge United, skuadra e divizionit të tretë të futbollit anglez ka shkaktuar befasinë më të madhe të fazës së 1/32 në FA Cup duke eliminuar Newcastle Unitedin.
Kësaj skuadre i mjaftoi goli i minutës së 56-të të futbollistit, Joe Ironside për të triumfuar në udhëtim te Newcastle United që garon në Premier Ligë.
Natyrisht se festa e lojtarëve të Cambridge ishte e madhe pas ndeshjes në fushë dhe jashtë saj.
Ata vendosën që pas ndeshjes fitoren ta festojnë me tifozët e tyre që ishin të pranishëm në stadiumin “St.James Park”
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte festa e futbollistëve mysafirë të cilët zgjodhën mënyrën se si Cristiano Ronaldo feston golat e tij.
Que Siurá, Siurá. #CamUTD pic.twitter.com/VASbA63SdC
— Cambridge United FC (@CambridgeUtdFC) January 9, 2022